Gashi: S’ka ndalesë juridike për kandidimin e Kurtit, KQZ-ja mos ta keqinterpretojë vendimin

Prishtinë | 07 Jan 2021 | 14:06 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Publikimi i plotë i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim me të cilin u konfirmua shkarkimi i  Qeverisë Hoti i paraprinë shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

Por gjatë ditës së djeshme u ngritën dilema nëse ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë të drejtën e kandidimit për zgjedhje, për shkak të dënimit për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Avokati, Tomë Gashi në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Kurtit dhe të tjerëve nuk u ndalohet kandidimi me ligjin e vitit 2018 me të cilin ata janë gjykuar.       

“Gjykata Kushtetuese ka thënë se nëse dikush në tri vitet e kaluara ka qenë i dënuar me burgim që konsiderohet me burgim efektiv dhe atë me më tepër se një vit burgim. Sa i përket Albin Kurtit dhe anëtarëve të tjerë të LVV-së një pjesë e të cilëve kanë marrë gjykime me kusht nga Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2018 kjo fare nuk mund të aplikohet meqenëse gjykimi me kusht apo që dikush thotë dënimi me kusht nuk prodhon kurrfarë efektesh juridike në bazë të ligjit me të cilin është shpallur aktgjykimi për Albin Kurtin dhe të tjerët në vitin 2018”.

Sipas Gashit situata do të ndryshonte nëse për ta do të aplikohej ligji i ri i hyrë në fuqi vitin e kaluar.

“Me siguri që mund të ishte situatë krejtësisht tjetër nëse do të aplikohej ligji i tanishëm i cili faktikisht pasoja juridike paraqet edhe për gjykime me kusht mirëpo duke e ditur që në bazë të nenit 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës ligji, i cili është më i favorshëm për dikë i cili është i akuzuar ai ligj aplikohet. Atëherë për Albin Kurtin dhe të tjerët nuk ka pengesa juridike që ata të kandidojnë për tu zgjedhur deputet të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti”.

Ndërsa për Gashin moskandidimi i Kurtit nuk do të paraqiste ndonjë pengesë që LVV-ja të jetë fituese e këtyre zgjedhjeve.

Ai beson se  KQZ-ja nuk do të vijë në një situatë të keqinterpretimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse eventualisht bëhet një ndalesë e tillë sa i përket Albin Kurtit me siguri që do të ishte një padrejtësi e madhe dhe këtë mund ta bëjë KQZ-ja që besoj se nuk do të vijë në një situatë të tillë të keqinterpretimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të 6 janarit të këtij viti mirëpo në LVV ka edhe deputet të tjerë të cilët janë shumë të zot dhe e dimë që LVV do t’i fitoj këto zgjedhje por nuk ka kurrfarë pengese edhe hipotetikisht nëse vijmë në situata të tilla që Albin Kurti të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës”.

Gashi ka thënë se LVV-ja do të dal e para, sic thotë ai për për arsye të keqqeverisjes 20 vjeçare në vend.

“Mendoj që edhe kundërshtarët e LVV-së edhe nëse bëhen të gjithë bashkë e dijnë se do të humbin dhe janë 1 milionë arsye që do të humbin besoj që arsyes kryesore është keqqeverisja për këto 20 vitet e kaluara gjë që Kosova duket si një vend jonormal në Evropën e Cilivizuar për shkak të atyre që e kanë udhëhequr deri më tani dhe arsye tjetër është vjedhja e votës së qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019”, ka përfunduar Gashi për EO.

Të ngjashme