Gashi: Specialja ia shkurton “jetën” Qeverisë

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 18:40 | Nga

Avokati i njohur, Tomë Gashi duke komentuar zhvillimet politike dhe debatin se kush i ka e kush nuk i ka numrat për krijimin e Qeverisë ka thënë se kjo do të kuptohet më 3 gusht.

“Unë besoj që Kushtetuta sa i përket rasteve të tilla, shumë shume e qartë, në seancën e 3 gushtit do të shihet gjithçka dhe do të hiqen teoritë e konspiracionit, a i ka apo nuk i ka dikush numrat”.

“Tani flitet për numrat, nëse arrijnë të krijojnë 61 numra, do ta formojnë Qeverinë dhe të gjithë e dinë se nuk do të jetë jetëgjatë, një prej arsyeve është Gjykata Speciale”.

Gashi në Klan Kosovës ka thënë nëse partitë i përmbahen deklarimeve publike, do të ketë vështirë në zhvillimin e punëve të Kuvendit.

“Janë çështje të partive politike, por nëse Vetëvendosja e partitë tjera i përmbahen deklaratave e premtimeve që kanë deklaruar se nuk do ta votojnë Veselin atëherë i bie që do të ketë vështirësi teknike për fillimin e punës së Kuvendit dhe faktikisht pa filluar punën Kuvendi, nuk mund të bëhet Qeveria”.

Madje sipas tij, matematika e numrave mund të ndryshojë për shkak të disa deklaratave kontradiktore të disa deputetëve.

“Matemtatikat po i dimë, duken se disa deputetë kanë dhënë deklarata kontradiktore, kanë deklaruar se do ta votojnë Haradinajn e më pas është dukur se kanë labilitet, e kam fjalën për Teuta Rugovën dhe Labinot Tahirin”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme