Gashi: Specialja nuk na i dha pajisjet sepse i kërkuam raport

Prishtinë | 24 Mar 2021 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ia ka dorëzuar sot pajisjet e konfiskuara OVL UÇK-së. Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe avokati i kësaj organizate, Tomë Gashi.

Ai në emisionin “Frontal”, në T7, tregoi një nga arsyet që sipas tij Specialja ka hezituar që t’i kthej këto pajisje.

“Ne kishim kërkesë prej tyre që të shkojmë në Zyret e Prokurorit të Specializuar për të shkuar dhe për të marr pajisjet që janë marrë gjatë bastisjes në shtator. Meqenëse ata refuzuan aty ishte edhe hetuesja kryesore dhe u informova edhe sot që të shkoj dhe t’i marr ato pajisje. Nuk i morëm sepse kërkuam një raport për të gjeturat në ato pajisje”, ka thënë Gashi.

Gashi më tutje tha se pajisjet sot ka shkuar që t’i marr me autorizim.

“Ata deklaruan se në bazë të procedurave nuk e bëjnë këtë dhe nuk janë ndjerë shumë komod që me i kthy ato pajisje aty ku i kanë marrë. Ne u përmbajtëm premtimeve tona, unë isha me autorizim dhe një oficer i tyre më tha se tani nuk janë të përgaditur që të i rikthejnë ato pajisje”, ka thënë ai.

Më tutje avokati Gashi tregoi për pajisjet që gjenden ende tek Zyra e Prokurorit të Specializuar.

“Ata nuk ishin të gatshëm sipas tyre por ne kemi kërkuar raport se çfarë është gjetur në ato pajisje. Ata kanë marrë pajisje të kompjuterëve, dhe pajisje me të cilat janë regjistruar. Ne nuk kemi kërkuar por at ana kanë ftuar. Përveç që ka qenë bisedë telefonike ka qenë edhe e shkruar se na kanë dërguar email”, ka deklaruar Gashi.

Për sa i përket kohës se kur pritet që organizata e veteranëve t’i marr këto pajisje, ai tha se nuk ka një datë të caktuar.

“Thanë që do të ja u kthejmë në një periudhë të përshtatshme. Na thanë që tani për tani kemi çështje tjera dhe nuk mundemi me ja u kthy. Ata duhet me e hartu një raport një ekspertizë se çfarë kanë gjetur. Ata nuk kanë menduar që ne do ta bëjmë këtë kërkesë. Kanë menduar që vetëm shkojmë edhe i marrim”, ka pohuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme