Gashi: Të bëhemi bashkë pozitë e opozitë për ta votuar buxhetin

Prishtinë | 28 Dhj 2020 | 12:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se sot pozita dhe opozita duhet të bëhen bashkë për të votuar Buxhetin e vitit 2021 në mënyrë që institucionet të funksionojnë edhe pas shpërbërjes së Kuvendit.

“Është jashtëzakonisht me rëndësi që vendi të ketë buxhet që institucionet të funksionojnë edhe kur Kuvendi të shpërndahet. Sot nuk duhet të shihemi si pozitë dhe opozitë, ne duhet të shihemi si përfaqësues të popullit dhe vetëm kaq. Ne duhet të japim sinjalin e bashkimit dhe se për interesa të vendit jemi të bashkuar dhe të tejkalojmë interesat politike ditore”, është shprehur Gashi.

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar se do ta votojnë Buxhetin e vitit 2021, teksa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë sinjale se do ta votojnë atë.

Të ngjashme