Gashi: Të hapet sa më shpejtë përfaqësia ekonomike në Izrael

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Zëvendës kryeministri i Kosovës, Dardan Gashi në një takim që pati me drejtoreshën e Lobit Global Hebrenj, Avital Leibovich përveq temës së nevojës së riorganizimit të lobit shqiptaro-hebrenj në SHBA, ka kërkuar që sa më shpejtë të hapet përfaqësia ekonomike në Izrael.

“Me ndihmën e lobit shqiptar dhe izraelit në ShBA, kongresmenët Gillman, Lantos dhe Engel, kanë luajtur rol të pazëvendësueshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Sot e kësaj dite ky lob ndihmon në proceset nëpër të cilat kalon Kosova dhe është nevoja që ky lobim të bashkërendohet mes shqiptarëve dhe komunitetit hebrenj”, ka deklaruar Gashi.

Në anën tjetër, Leibovich u zotua që së bashku të punohet dhe të ketë komunikim të vazhdueshëm në të ardhmen e afërt ashtu që si procesi i lotimit ashtu edhe hapja e zyrës në Izrael të realizohen sa më shpejt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme