Gashi tha se 8 deputetë të koalicionit qeverisës duan t’i bashkohen LDK-së, Kusari: S’kam informatë, as indikacion

Prishtinë | 28 Kor 2022 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, thotë se s’ka informatë dhe se s’ka parë indikacion se deputetë të koalicionit qeveritar duan t’i bashkohen Grupit Parlamentar të LDK-së.

Kusari tha se në Grupin Parlamentar të LVV-së s’ka pasur “kurrfarë indicie” për largim.

“Jo, nuk e kam as informatë, as indikacion… Te Grupi ynë Parlamentar nuk ka pasur kurrfarë indicie të deputetëve që mund të largohen”, tha ajo.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha të mërkurën në mbrëmje se 8 deputetë të mazhorancës kanë shprehur interes t’i bashkohen kësaj partie. “Ka plot indikacione, ka lëvizje e interesime të deputetëve që të vijnë në Grupin Parlamentar të LDK-së. Janë të paktën tetë deputetë që kanë shpreh interes”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Ai tha se Qeveria mund të bjerë “në vjeshtën e vonshme” dhe se “ka pasur lëvizje brenda koalicionit qeverisës”, pasi tha se “ka pakënaqësi mes deputetëve”.

Të ngjashme