Gashi: Thaçi dhe Vuçiqi mund të negociojnë vetëm për të pagjeturit

Prishtinë | 09 Kor 2017 | 09:20 | Nga

Për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi do të duhej të negocionin politikanë normalë, ka thënë politologu Shkëlzen Gashi, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”. Por, sipas tij, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë nuk janë të denjë ta udhëheqin këtë proces.

Gashi ka theksuar se Thaçi e Vuçiqi do të duhej të kishin të drejtë të negocionin vetëm për personat e rrëmbyer gjatë e pas luftës, fati i të cilëve nuk dihet ende, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Gashit, presidenti Vuçiq, si ish-ministër i regjimit kriminal të udhëhequr nga Milosheviqi, duhet të tregojë se ku janë mbetjet e rreth 1300 shqiptarëve të rrëmbyer dhe t’ua kthejë ato familjarëve të tyre. Kurse Thaçi, si drejtor politik i UÇK-së, siç ka thënë Gashi, duhet të tregojë se ku janë mbetjet e rreth 400 serbëve të rrëmbyer dhe t’ua kthejë ato familjarëve të tyre.

Ai e ka quajtur hendikep për Kosovën që dialogu me Serbinë të përfaqësohet nga Thaçi

Të ngjashme