Gashi thotë se i kanë emrat e ministrave, s’komenton nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë

Prishtinë | 29 Maj 2020 | 13:15 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se janë në konsultim me partnerët e koalicionit për formalizimin e Qeverisë së re, pas vendimit të Gjykatës Kushtuese, raporton Ekonomia Online.

“Jemi në proces të finalizimeve të konsultimeve në partnerë të koalicionit dhe po presim ardhjen e vendimit të gjykatës kushtetuese”.

“Jemi në koordinim dhe të gatshëm për çdo gjë. Pritet të formalizohen emrat sapo të marrim vendimin e gjykatës”.

Gashi nuk komentoi nëse Lista Serbe do të jetë pjesë e Qeverisë së re.

“Marrëveshjen me Listën Serbe mund ta shihni sapo të vijë kryeministër Avdullah Hoti”.

Gashi, tha se kanë diskutuar me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai pas mbledhjes së Kryesisë së partisë, tha se Osmani është kryetare e Kuvendit dhe një juriste e përgjegjshme dhe se ajo i respekton vendimet e Kushtetueses.

Të ngjashme