Gashi thotë se LDK-ja ka dy postet kryesore, AAK-së me të drejtë i takon posti i Presidentit

Obiliq | 22 Tet 2020 | 07:47 | Nga Resmije Ballazhi-Jahiri Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vlerësojnë se posti i presidentit të vendit i takon, kryetarit të saj, Ramush Haradinaj. Nënkryetari i AAK-së, Xhafer Gashi për Ekonomia Online, thotë se edhe në bazë të posteve kryesore që ka LDK-ja, presidenti i takon AAK-së.

Xhaferi i cili udhëheq me komunën e Obiliqit thotë se Haradinaj është kandidati i denjë për këtë post.

“Zgjedhja e Presidentit, mendoj që i takon Aleancës duke e llogaritur në formulat të cilat janë në bashkëqeverisje, tani për tani e kanë edhe kryeministrin dhe kryeparlamnetarin. Pastaj kandidati i cili pretendohet të jetë  president është Ramush Haradainaj dhe unë konsideroj se që është një kandidat i denjë”, shprehet ai.

Gashi, ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë kompromise sa i përket postit të Presidentit, pasi vlerësojnë se kandidatura e Haradinaj është e arsyeshme.

“Unë mendoj që në politikë ka kompromise, por mendoj që kërkesa e Aleancës në këtë rast është e arsyeshme që Haradinaj të jetë president”, thotë ai.

Ndërsa, sa i përket koalicionit qeverisës, ai thekson se po shkon mirë.

“Unë mendoj që atyre po ju shkon mirë dhe funksionimi i  tyre do të jetë afatgjatë dhe tash presim se si  do të zhvillohet në të ardhmen”, tha ai.

Të ngjashme