Gashi: Vetëvendosje duhet ndëshkuar për keqqeverisjen në Prishtinë

Prishtinë | 02 Qer 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Shkëlzen Gashi vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë dy partitë në mes të cilave do të zhvillohet gara elektorale në Prishtinë.

“LDK sfiduesi kryesor i LVV-së, e cila ka qeveris qe tetë vjet në Prishtinë – dy mandate. Gara do të zhvillohet mes LVV-së dhe LDK-së. Kandidatët tjerë, gjasat i kanë minimale për të mos thënë se nuk ekzistojnë fare”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

“Po i konsolidoj përshtypjet për kandidatin e LDK, po duket gjetje e jashtëzakontë. Po e hulumtoj CV-në e tij. CV e tij dukej e jashtëzakonshme. Na duhet një arkitekt duke i ditur problemet e Prishtinës. Mirë të jetë një arkitekt. I shkolluar jashtë nuk më bën përshtypje”.

Gashi në Rubikon ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet ndëshkuar për keqqeverisjen, sipas tij, në kryeqytet. Madje ai thotë se rol të madh në keqqeverisje për tetë vjet ka Kryeministri Albin Kurti.

“ VV duhet ndëshkuar për keqqeverisjen në Prishtinë. Kryetari aktual i LVV-së, Albin Kurti në zgjedhjet e vitit 2017 e ka mbështetur Shpend Ahmetin me gjithë skandalet që ka bërë. Fajtori kryesor për këtë është kryeministri aktual. Qeverisja e parë nuk është vetëm dështim i Ahmetiti por edhe i Kurtitit sepse drejtoritë kryesore i kanë drejtuar njerëzit kryesorë të Kurtit, Hysen Durmishi, Arbërie Nagavci, Xhelal Svecla, të cilët tash janë ministra”.

Të ngjashme