Gaxheri me një foto ua kujton Vjosa Osmanit e Donika Gërvallës kohën kur ishin në LDK

Prishtinë | 04 Qer 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri e ka ripublikuar sot një fotografi të vitit 2014-të, gjatë fushatës në Komunën e Istogut.

Me anë të kësaj fotoje, Gaxheri ua ka kujtuar Vjosa Osmanit, presidentes së Kosovës dhe kryediplomates Donika Gërvallës, kohën kur ishin pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në këtë foto shihet edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti në krah të Vjosa Osmanit.

“Tubimi elektoral ne Istog, gjithë Istogu dhe gjithë Kosova ne rrugën e Dr. Ibrahim Rugovës”, kishte shkruar Gaxheri.

Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla kanë garuar në zgjedhjet e fundit si përfaqësuese të Listës GUXO së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, pas telashe që të dyja i kishin pasur në LDK, nga ku më vonë edhe ishin përjashtuar.

Të ngjashme