Gaxherri i kërkon Thaçit mos t’i heqë simbolet e ish-presidentit Rugova

Prishtinë | 12 Pri 2019 | 10:57 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka kërkuar nga presidenti Hashim Thaçi, që të mos i heqë simbolet e ish presidentit Ibrahim Rugova, raporton Ekonomia Online.

Gaxherri në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Thaçi po pretendon të zhdukë çdo gjurmë. Sipas saj, vlerat kombëtare nuk mund t’i dëmtojë kurrë.

“z. Thaçi i cili pretendon të zhdukë çdo gjurmë. Historia e kombit nuk ka filluar me ju e as nuk përfundon me ju. Populli është ai që i vlerëson vlerat kombëtare ju nuk mund ti zhvlerësoni vlerat e presidentit Rugova. E kotë është kur ju paguani miliona euro që të glorifikojnë personalitetin tuaj e ta fyejnë atë të Rugovës.  Vlerat kombëtare ju nuk mund ti dëmtoni kurrë. Atje mund të arrijnë vetëm shqiponjat ndërsa sorrat do të krrokatin poshtë.  Simbolet e presidentit Rugova do jenë të paprekshme nga kushdo qoftë në institucione”, tha Gaxheri, raporton EO.

?DREJTPËRDREJT – Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë 17 pika: shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 26 në Kushtetutën e Kosovës; votimi i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së; Raporti i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë etj

Posted by EkonomiaOnline on Friday, April 12, 2019

Të ngjashme