Gaxherri: LDK-në nuk mund ta shantazhojë as VV-ja e as presidenti Thaçi

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë që partia e saj, asnjëherë nuk ka toleruar që të shfrytëzohet as nga Lëvizja Vetëvendosje dhe as nga presidenti Hashim Thaçi.

“Neve nuk mund të na shantazhojë askush dhe as nuk pretendojmë ta shantazhojmë askënd.  S’kemi qenë, as nuk jemi marionetë e Thaçit dhe as e VV-së. Pikërisht pse ata [Vetëvendosje] menduan që mund të na bëjë marionetë të veten, nuk mundën të shkojnë tutje. LDK-ja nuk sillet me gjuhën e njëjtë të VV-së dhe Thaçit”.

Gaxherri ka thënë që Lëvizja Vetëvendojse ka pasë qasje refuzuese edhe gjatë kohës së partneritetit LDK-në.

“Aq sa janë të pakuptimta dhe të paarsyeshme sjelljet e VV-së, në aspektin tjetër edhe arsyetohen. Ishim deri dje partnerë në qeverisje”.

“Natyrisht që VV sot është në opozitë dhe e kuptoj hidhërimin e tyre, e kam kuptuar edhe paaftësinë e tyre. S’kanë qenë të përgatitur dhe nuk kanë dashur me qenë, pasi e kanë pasë mundësinë”.

“Kemi qenë në koalicion me ta, të gatshëm me qenë korrket dhe për t’i mbështetetur. VV s’ka vendosur sinjale të tilla. Kanë vepruar me stilin dhe mënyrën e tyre dhe nuk iu ka funksionuar”, është shprehur Gaxherri në InfoMagazine, Klan Kosova.

Të ngjashme