Gaxherri thotë se do të jetë pjesë e listës së LDK-së për deputete

Prishtinë | 08 Jan 2021 | 21:05 | Nga Ekonomia Online

Besa Gaxherri e LDK-së beson se do të jetë sërish pjesë e listës së kësaj partie për deputete.

“Nuk e kemi vendos ende listën e deputetëve por jam e sigurt se do të jem prapë në listën kandiduese”, thotë ajo.

“Unë mendoj se Lidhja Demokratike e Kosovës kësaj radhe ka nevojë për të gjithë njerëzit e vetë. Është një opinion i krijuar pa të drejtë për LDK-në prandaj unë mendoj se unë dhe të gjithë bashkëveprimtarët dhe kolegët e aktivistët e LDK-së do të mobilizohemi”, tha Gaxherri në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” në T7.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme