Gaxherri tregon nëse ka ndryshuar qëndrimi i LDK-së pas takimit Mustafa-Kurti

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 15:13 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrimin sa i përket protestës së Lëvizjes Vetëvendosje e cila pritet të mbahet të shtunën.

Gjatë ditës, pas takimit mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të LVV-së, Albin Kurti, u ngrit në dyshim që LDK-ja do t’i bashkohet protestës, ndonëse ditë më parë e kishte refuzuar një mundësi të tillë.

Deputetja Besa Gaxherri, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se, ndonëse nuk ka informata për atë se çfarë kanë biseduar kryetarët e dy partive opozitare, LDK-ja nuk do të marrë pjesë në protestë, pasi përndryshe nuk do të mund të kthehet në institucione.

Gaxherri tha se me LVV-në janë duke u munduar që t’i harmonizojnë qëndrimet dhe veprimet e tyre opozitare.

“Takimi që është mbajt sot mes dy liderëve të subjekteve opozitare nuk mund të japë asgjë më shumë sepse nuk kam ndonjë informatë konkrete, por ne po mundohemi çdo ditë me i harmonizu qëndrimet dhe veprimet tona si opozitë pa i ikë asaj se të dy partitë politike, siç është VV dhe LDK kanë filozofitë e veta dhe kanë rrugët e veta dhe kanë dallimet e veta”.

Sipas Gaxherrit, para se të organizojë protesta, LDK-ja do t’i përdorë fillimisht të gjitha mekanizmat demokratikë institucionalë.

“LDK-ja do t’i përdorë në radhë të parë të gjitha mekanizmat demokratikë institucionalë të cilët i kemi ndërtu me shumë mund, sepse ne kemi mendu që kur të dalim në rrugë nuk mund të kthehemi më në institucione dhe ky veprim është i fundit, por nuk është i përjashtuar, sepse edhe protesta është mekanizëm demokratik, por ne si LDK që vërtet jemi parti shtetformuese tash jemi shumë të përkushtuar me i respektu  dhe përmes këtyre mekanizmave me iu dhënë me kuptu, por është e vërtetë që kemi hasë në probleme dhe kundërshtim të kushtetutës  edhe të ligjeve dhe mekanizmave demokratikë. Por jemi në proces për t’i shpenzuar të gjitha mundësitë demokratike dhe pa përjashtu edhe vetë protestën”.

Të ngjashme