Gaxherri: Votuesit e Vjosa Osmanit duhet të vendosin a do kthehen në shtëpinë e tyre, te e djathta

Prishtinë | 08 Pri 2021 | 08:07 | Nga Ekonomia Online

Anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Besa Gaxherri ka thënë se në një të ardhme të afërt skena politike në Kosovë do të bëhet bipolare.

“Elektorati i LDK-së që ka votuar zonjën Osmani në zgjedhjet e ardhshme lokale por edhe ato nacionale do të duhet të vendosin a do të pozicionohen në ideologjinë e majtë, apo do të kthehen në shtëpinë e vet, te e djathta”, tha ajo në “Debat Plus”.

“Siç po shihet shumë shpejt në Kosovë do të krijohen dy blloqe. Askush në Kosovë nuk ka menduar se do të forcohet një e majtë kaq shumë”, shtoi më tej zyrtarja e LDK-së.

Gaxherri thotë se LDK-në e ka penalizuar fakti që asnjëherë nuk e përdorë populizmin.

“Edhe atëherë kur jemi penalizu ne gjithmonë interesin e shtetit e kemi vendosur para atij partiak e që shumë shpesh edhe kemi gabuar”, deklaroi më tej Gaxherri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme