Gaz lotsjellës në Kryesi të Kuvendit

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 13:18 | Nga

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është hedhur gaz lotsjellës.

Gazi është hedhur nga shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca.

Mbledhja ku pritet të futet në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit, ratifikimi i Marrëveshjes ndërshtetërore për shënjimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi, është ndërprerë për momentin.

Fillon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të futet në rend dite në seancën e radhës të Kuvendit, ratifikimi i Marrëveshjes ndërshtetërore për shënjimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi.

Në mbledhje po marrin pjesë dhe përfaqësues të opozitës.

Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën dhe Pal Lekaj nga AAK-ja e kanë kundërshtuar demarkacionin.

Kjo mbledhje e kryesisë vjen pas miratimit të projektligjit për demarkacionin nga ana e Komisionit për Punë të Jashtme.

Të ngjashme