Gazeta Zyrtare në aplikacion mobil, qytetarëve iu ofrohet qasje e lehtë e pa pagesë

Prishtinë | 30 Nën 2017 | 15:09 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Kryeministrit të Kosovës në bashkëpunim me projektin e USAID Partneritet për Zhvillim lansuan bazën e të dhënave të gazetës Zyrtarë dhe aplikacionit mobil.

Gazeta Zyrtare ka për qëllim publikimin dhe vënien në dispozicion të publikut, të ligjeve dhe akteve tjera ligjore në një platformë në të cilën qytetarët kanë qasje të lehtë dhe pa pagesë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se qytetarët mund të kenë qasje në 8000 dokumente ku qytetarët  mund të kenë qasje.

Kjo sipas tij, rrit transparencën dhe ndikon në zvogëlim të korrupsionit, raporton Ekonomia Online.

“Kemi shënuar një të arritur të përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe USAID që përmes kësaj konferencë, jo vetëm një nisje të re por edhe një produkt të ri, përmes të cilit aplikacion qytetari i Kosovës mund të lexojë direkt mund të ketë akces direkt në të gjitha publikimet e vendit ku janë 8000 dokumente të alokuara në aplikacionin në fjalë dhe kjo dëshmon që ne po rrisim transparencën e cila është themelore për zvogëlimin e korrupsionit, që shesh direkt veprimet qe i merr qeverisja.”

Greg Delawie, ambasador i ShBA-së në Kosovë, tha se gazeta zyrtare është përpjekje për ta bërë qeverinë e Kosovës më të hapur ndaj publikut.

“Besoj fuqishëm në partneritetin tonë me Kosovën. Më duhet të pranoj së gazeta zyrtare është ndër më të parapëlqyerat së është hera e dytë që flas për këtë. Kam qenë në UP dhe kemi folur për këtë me studentët. Bazat e të të dhënave s’kanë të bëjnë vetëm më teknologjinë, por e lidhin atë me të dhënat. Nuk mendoj se ka diçka më të se aplikacioni duhur siç është para fushatës së javës kundër korrupsionit e cila do qytetarët të marrin vendime në bazë informacioneve që kanë”.

“Gazeta zyrtare është pjesë e një përpjekje më të gjerë për ta bërë qeverinë e Kosovës më të hapur. I konsideroj këto përpjekje që kanë të bëjnë me zvogëlimin e kërkesave të qeverisë dhe popullit, e tash që gazeta zyrtare ju ofron afërsi qasja në të mundësohet prej telefonave më një pa sa ma shumë që i demokratizojmë informacionet sigurojnë qe ato janë më të lira”.

Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur, prandaj duhet t’i shfrytëzoj ditët e mira për të bërë gjëra të mira.

“Para një muaji të gjithë kremtuam një treg se Kosova është më mirë se kërceu 20 vende më lartë ne raportin e BB e të bërit biznes, dhe të gjitha këto të arritura janë përparësi për Kosovën. Kosova s’ka vend dhe kohë për të qenë e kënaqur duhet t’i shfrytëzojmë ditët e mira për të bërë gjëra të mira, këto ndryshime po ndodhin dhe informatat janë në dispozicion”.

 

 

Të ngjashme