Gazetarët largohen nga Kryesia për të mos incizuar skenat me gaz

Prishtinë | 10 Gus 2016 | 13:16 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyrtarët e Kuvendit të Kosovës i kanë larguar përfaqësuesit e medieve kosovare krejtësisht nga kati ku po zhvillohej mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në mbledhje pritet të vendoset për procedimin e ratifikimit të demarkacionit në seancën e radhës të Kuvendit.

Veprimi duket se është marrë për të mos lejuar mediet të marrin pamje në rast se opozita hedh gaz lotsjellës.

Disa minuta pasi ka nisur mbledhja, në sallë është hedhur gaz lotsjellës nga Visar Ymeri i Vetëvendosjes. Mediet nuk kanë mundur të marrin pamje.

Zyrtarët e Kuvendit iu kanë thënë gazetarëve se po kujdeseshin për shëndetin dhe sigurinë e gazetarëve.

Sipas tyre, mediet do të lejohen sërish të ndjekin konferencën e kryekuvendarit Kadri Veseli, pas përfundimit të takimit.

Por, gazetarët të revoltuar me përjashtimin po shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të kësaj konference.

Të ngjashme