Gazmend Abrashi tregon strategjinë dalëse pas pandemisë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Gazmend Abrashi, e ka shpalosur strategjinë dalëse pas pandemisë së koronavirusit.

Abrashi tha se duhet të bëhen përgatitjet e nevojshme për të u kthyer në normalitet.

“Duke iu referuar deklaratave të ekspertëve të ISHPK-së, Kosova ka hyrë në kulmin e Pandemisë dhe se në fund të muajit Prill pritet rënia e rasteve e të infektuarve dhe stabilizimi i situatës shëndetësore. Është koha që të planifikojmë qartë fillimin e kthimit në normalitet për qytetarët e vendit dhe hapat që duhet ndërmarrë në aktivizimin e bizneseve që nuk kanë funksionuar gjate masave në luftë me Pandeminë”.

Ai ka kërkuar reagim të shpejtë duke theksuar se 60 përqind e bizneseve nuk do të i mbijetojnë kësaj krize.

“Po hyjmë tashmë në javën e gjashtë të masave kundër Covid-19 dhe ekonomia e vendit ka përjetuar një çrregullim të madh, pasojat e së cilës do ti ndjejmë të gjithë. Tashmë kemi rënie të të hyrave, ngritje të numrit të papunësisë, problem me likuiditetin e kompanive dhe rënie ekonomike që po parashikohet të jetë nga – 3 përqind deri – 5 përqind. Nga hulumtimi i bërë me bizneset, nga Odat dhe Asociacionet e Bizneseve në Kosovë, del se 60 përqind të bizneseve janë deklaruar se nuk do ti mbijetojnë kesaj krize, kurse rreth 30 përqind të bizneseve kanë deklaruar që kanë larguar punëtorë nga puna që në javën e tretë të masave. Situata kërkon reagim të shpejtë!”.

Rikthimi sipas tij është paraparë të ndodhë në tre:

Kthimi në normalitet!

Duke iu referuar deklaratave të ekspertëve të ISHPK-së, Kosova ka hyrë në kulmin e Pandemisë dhe se në fund të muajit Prill pritet rënia e rasteve e të infektuarve dhe stabilizimi i situatës shëndetësore.
Eshtë koha që të planifikojmë qartë fillimin e kthimit në normalitet për qytetarët e vendit dhe hapat që duhet ndërmarrë në aktivizimin e bizneseve që nuk kanë funksionuar gjate masave në luftë me Pandeminë.
Po hyjmë tashmë në javën e gjashtë të masave kundër Covid-19 dhe ekonomia e vendit ka përjetuar një çrregullim të madh, pasojat e së cilës do ti ndjejmë të gjithë. Tashmë kemi rënie të të hyrave, ngritje të numrit të papunësisë, problem me likuiditetin e kompanive dhe rënie ekonomike që po parashikohet të jetë nga – 3% deri – 5%.3
Nga hulumtimi i bërë me bizneset, nga Odat dhe Asociacionet e Bizneseve në Kosovë, del se 60% të bizneseve janë deklaruar se nuk do ti mbijetojnë kesaj krize, kurse rreth 30% të bizneseve kanë deklaruar që kanë larguar punëtorë nga puna që në javën e tretë të masave. Situata kërkon reagim të shpejtë!
Besoj se me një planifikim të mirë dhe gradual duhet filluar me normalizim të jetës dhe aktivitetit ekonomik. Duhet filluar me udhëzime të qarta për biznese për të organizuar punën nën masat preventive shëndetësore dhe aplikuar distancën sociale si masat kryesore në luftë me pandeminë. Një angazhim të veçantë në informimin dhe vetëdijësimin e qytetarëve për rëndësinë e disciplinës në këtë kohë, që të mund të kthehemi sa më parë në normalitet për të mos rrezikuar shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.
Duke u bazuar në instrukcionet nga Plani i Bashkimit Europian për hapjen graduale të ekonomisë dhe heqjës së kufizimeve si dhe veprimeve tashmë të ndërmarra nga vendet e rajonit dhe ato Europiane, propozojmë që fillimi i normalizimit në Kosovë të planifikohet në tri faza. Ndërmjet fazave të ketë distancë kohore tri javore, për të pasur në kontrollë zhvillimet në aspektin shëndetësorë.

🔵 Faza e parë
Të filloj me 4 Maj dhe atë me kthimin e lirisë së lëvizjës së qytetarëve me masa të qarta kufizuese sa i përket distancimit social dhe masave mbojtëse të nevojshme.
📍 Hapja e tregjeve të gjelbërta, dyqaneve zejtare, dyqaneve të vogla tregtare (deri në 200m2) dhe lokaleve ofruese të shërbimeve të ndryshme me kushte dhe rregullativë të paracaktuar qartë për të respektuar distancimin social dhe masat mbrojtëse.
📍 Rifillimi i punës të sektorit të ndërtimtarisë, duke përcaktuar qartë kushtet që duhet ndërmarrë në respektimin e rekomandimeve të Institutit të Shendetit Publik të Kosovës.
📍 Hapja e salloneve të automjeteve dhe automekanikëve.
📍 Hapja e parqeve malore.
📍 Përgatitjet e nevojshme për fillimin e procesit mësimor me prioritet maturantët.
📍 Aktivizimi i transportit urban publik të kontrolluar.

🔵 Faza e dytë
Të filloj me 25 Maj pas analizës së situatës epidemiologjike dhe disciplinës së qytetarëve dhe bizneseve dhe të vazhdoj me:
📍 Hapjen e sektorit të hotelerisë dhe gastronomisë
📍 Hapjen e frizerëve, dhe salloneve të bukurisë.
📍 Hapjen e studiove të fitnesit
📍 Hapjen e parqeve me lodra për fëmijët
Duke përcaktuar qartë për këta sektor masat e nevojshme për implementimin e distancimit social dhe rekomandimeve te ISHPK-së.
📍 Hapja e të gjitha dyqaneve tregtare (Përjashto qendrat e mëdha tregtare)
📍 Hapja e qerdheve dhe fillimi i mësimit për ciklin e ulët mësimor
📍 Aktivizimi i transportit publik ndërurban të kontrolluar.

🔵 Faza e tretë
Të filloj me 15 Qershor pas analizës së situatës epidemiologjike dhe disciplinës së qytetarëve dhe bizneseve dhe të vazhdoj me:
📍 Hapjen e qendrave tregtare
📍 Hapjen e shkolllave për nxënësit e ciklit të mesëm dhe shkollat e mesme.
📍 Fillimi i aktiviteteve sportive dhe kulturore me kufizime të caktuara aty ku mundet të respektohen udhëzimet e IKSHP-së.
📍 Hapjen e aeroportit për fluturime në destinacionet e mundshme.

Duke besuar fuqishëm që luftën me virusin Covid-19 në aspektin shëndetësor e kemi fituar me pasoja relativisht të vogla në krahasim me shumë vende evropiane, konsideroj se lufta për ta ruajtur ekonominë e vendit dhe stabilizimin e saj do të jetë një sfidë shumë e madhe me të cilën do të ballafaqohemi si shoqëri.
Kthimi në normalitet kërkon mbështetjën e shpejtë e të fuqishme të shtetit për qytetarët në vështirësi por edhe për bizneset si motorin e zhvillimit të vendit dhe sektorin me numrin më të madh të të punësuarve. Kredimarrja është opcioni më i volitshëm për Kosovën duke pasë parasysh shkallën e ulët të borxhit publik të Kosovës.
Një infuzion financiar duhet të sigurohet për bizneset për të siguruar likuiditetin e humbur gjatë implementimit të masave në luftë me Pandeminë. Një kredimarrje e volitshme afatgjate, me grace period të mjaftueshëm për rimëkëmbje të bizneseve të dëmtuara, ku rolin e garantuesit dhe interesin e merr përsipër shteti.
Dhe sigurisht, Kosovës i duhet një plan i qartë për të orientuar ekonominë e vendit në sektorët ku mund të jemi konkurrent, për të deportuar në tregjet evropiane me produktet dhe shërbimet tona. Kjo krizë e madhe e shkaktuar nga Pandemia le të jëtë një rast për transformimin e ekonomisë, bazuar në kërkesat e kohës dhe interesat e vendit.

Të ngjashme