Gazmend Muhaxheri insiston që LDK-ja duhet ta votojë Vjosa Osmanin për presidente

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit, shkruan GazetaBlic.

Në një prononcim për GazetaBlic, Muhaxheri ka komentuar situatën momentale brenda kryesisë, duke thënë se zgjedhja e presidentit mbetet kompetencë e deputetëve të LDK-së, nëse dëshirojnë të votojnë pro apo kundër.

Muhaxheri ka theksuar se ai pro që Vjosa Osmanin për presidente.

“Unë jam për me votu kandidatën për presidente. Unë jam pro, tash i mbet në kompetencën e deputetëve se a dëshirojnë me votu pro apo kundër, për me qenë aty me ba kuorumin”, thotë Muhaxheri.

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta mbledhë sot kryesinë e partisë derisa temë kryesore e takimit pritet të jetë çështja e presidentit, përkatësisht qëndrimi karshi kandidaturës së Vjosa Osmanit për këtë post.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike, Anton Quni.

Ai ka bërë të ditur se sot do të mblidhet kryesia dhe gjithashtu do të ketë planifikim për takimin e radhës edhe me Vjosa Osmanin.

“Është realizu një takim, LDK e ka përfaqësu kryetari dhe nënkryetari sipas njoftimeve do të ketë edhe një takim të radhës, sot e kemi një mbledhje të kryesisë, është temë që është ka debatohet brenda strukturës, qëllimi jonë është që cilido vendim që do e dimë do ta ruajmë unitetin e LDK-së të grupit parlamentar, sepse kemi pasur përvoja që kemi pas ndryshe. Nuk kemi ende një përgjigje definitive ende po e debatojmë”, ka thënë ai.

Takimi do të mbahet sot në ora 16:30 në selinë qëndrore të Lidhjes Demokratike në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme