Gazmend Muhaxheri thotë se kryetari i LDK-së pritet të jetë kandidati konsensual

Prishtinë | 03 Gus 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së në Pejë, Gazmend Muhaxheri, e ka konfirmuar se të gjitha gjasat janë që kryetari i ri i kësaj partie do të jetë kandidati konsensual që është dakorduar paraprakisht.

“Po besoj i mbetit Komisionit që t’i propozojë Kuvendit kandidatin konsensual. Kështu është diskutuar, por i mbetet Kuvendit të vendosë për kandidatët e tjerë dhe për mënyrën se si do të përfundojë ky Kuvend”.

Muhaxheri nuk ka dashur të tregojë për ‘favoritët’ e Pejës.

“Mbase kemi arritur një konsensus, besoj se të gjithë do të jemi në përkrahje të këtij konsensusi dhe do të përfundojë gjithçka ashtu si është planifikuar”.

Por, ai ka thënë se kryetari aktual i kësaj partie, Isa Mustafa, mbetet personi më i preferuar për të qenë në krye të LDK-së.

“Unë i kam miq të gjithë kandidatët që munden me qenë të mundshëm, por pa dyshim se shefi i partisë është më i preferuari nga të gjithë”.

“Kam thënë që ka shumë pretendentë që mund të jenë kryeministra të mirë prej LDK-së, por mund të jetë edhe kandidati që e zgjedh kryetari”.

Muhaxheri ka thënë se LDK-ja e ka tejkaluar atë që njihet si “Kuvendi i Karrigeve”.

“Pritshmëritë e dashakqinjëve kanë qenë që do të përdoren karriget, por besoj se kjo është tejkaluar në LDK”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme