Gazmend Muhaxheri thotë se s’ka informata për mundësinë e largimit të Lutfi Hazirit nga LDK

Prishtinë | 10 Sht 2020 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetari i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, thotë se nuk ka informata nëse Lutfi Haziri ka biseduar me Vjosa Osmanin për mundësinë që t’i bashkohet asaj në një iniciativë të re politike.

Vjosa Osmani duket se ka bërë gati largimin nga LDK’ja, por nuk po dihet se kë e merr me vete.  Së fundmi është përmendur një nga figurat kryesore të LDK’së, Lutgi Haziri.

Një medium lokal i Gjilanit, i afërt me kryetarin e komunës, Lutfi Hazirin, ka shkruar se ai pritet t’i bashkohen Osmanit në iniciativën e saj ta re politike.

Sipas atij mediumi, Haziri e Osmani janë takuar në një lokalet e Prishtinës dhe kanë biseduar për disa orë.

Nënkryetari tjetër i LDK’së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë sot për Gazetën Express se nuk ka informata rreth këtij takimi.

Vetë Haziri nuk i është përgjigjur pyetje se Expressit nësë raportimet për të dhe Osmanin janë të vërteta.

Haziri, që para një kohe kishte raporte të acaruara me Osmanin, vitin e fundit nuk ka reshtur së përkrahuri kandidaten e LDK’së për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit.

Pas raportimeve se Osmani ka vendosur që të nis vetë një parti dhe pas publikimit të një liste me emra, Haziri doli me një postim të shkurtër në Facebook.

Ai shkroi se LDK’ja qëndron bashkë dhe bashkëngjiti “Beso”, që ishte slogani e fushatës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 6 tetorit.

Disa kolegët e Hazirit nga LDK’ja ia kanë treguar që moti derën Osmanit, por Haziri ka insistuar se ajo është vlerë e shtuar e LDK’së.

Nënkryetari tjetër i LDK’së, Agim Veliu, gjatë një vizite në Gjilan, në konferencën e përbashkët me Hazirin, ka thënë se Vjosa Osmani që moti nuk është pjesë e LDK’së dhe se vetëm e ka dëmtuar partinë së fundmi.

“LDK është parti tepër mirë e organizuar, parti politike që ju ka qëndruar shumë stuhive dhe nuk e besoj që mund ta ndajë dikush LDK’në aq më pak Vjosa Osmani e cila ka kohë që punon kundër LDK’së ajo ka kohë që është jashtë LDK’së me punë dhe veprime, me trup ka qenë në LDK deri më tash”, ka thënë Veliu.

Ndërkaq, Haziri nuk ka komentuar asgjë rreth kësaj çështjeje.

Të ngjashme