Gazmend Muhaxheri tregon si janë ndarë ministritë, problem presidenti

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 23:34 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Pejës, njëkohësisht anëtari i Kryesisë së LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ka thënë që në kuadër të takimeve me Lëvizjen Vetëvendosje kanë arritur që të vendosin për ministritë por problemi është te presidenti.

“Na jemi të informuar që ministritë janë ndarë, por është ngërçi te presidenti. Na anëtarët e Kryesisë jemi më të avancuar me informata. Ministritë janë ndarë 5 me 5 dhe kjo është e përfunduar”, ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxheri ka konfirmuar se LDK-ja do të marrë: Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministrinë e Mbrojtjes, si dhe atë të Bujqësisë.

Kryetari i Pejës ka thënë se LDK ka ofruar edhe alternativën tjetër nëse Vetëvendosje do për të zgjedhur.

“Nëse nuk iu pëlqen të na japin presidentin dhe kryetarin e Kuvendit, le të na japin kryeministrin dhe le ta marrin presidentin, kryetarin e Kuvendit dhe ministritë që i duan”, tha ai në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Të ngjashme