Gazmend Syla: Edhe një herë u dëshmua mashtrimi dhe manipulimi popullor nga Kurti

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i AAK-së, Gazmend Syla, e ka quajtur mashtrim dhe manipulim popullor marrëveshjen në parim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për situatën sa i përket targave.

Syla ka thënë se “Pasi Policinë e Kosovës e dërgoj në “therrtore” nën thirrjet për zbatim dhe ushtrim sovraniteti, ai tashmë po zmbrapset dhe po ikë nga përgjegjësia e ushtrimit pikërisht të sovranitetit”.

“Edhe një herë u dëshmua mashtrimi dhe manipulimi popullor nga kryeministri i Kosovës i cili nuk po kursen asgjë për pushtetin e tij absolut dhe lojërat politike. Pasi Policinë e Kosovës e dërgoj në “therrtore” nën thirrjet për zbatim dhe ushtrim sovraniteti, ai tashmë po zmbrapset dhe po ikë nga përgjegjësia e ushtrimit pikërisht të sovranitetit”, ka shkruar Syla.

Tutje, Syla ka thënë se “Këtë teatër politik duke rrezikuar jetën e djemve dhe vajzave më të mirë të vendit, nuk ta ka pasur borxh askush. Për më tepër po cenoni drejtpërdrejtë interesat tona shtetërore e kombëtare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme