Gecaj, AAK-së: Zgjedhjet e jashtëzakonshme, ëndërr e dembelëve

Prishtinë | 18 Nën 2016 | 10:53 | Nga

Bajram Gecaj, këshilltari i kryeministrit Mustafa tha se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë vetëm ëndërr e dembelëve.

Ai shkruan se e keqja më e madhe është se me këtë qasje kjo opozitë qëllimshëm dëshiron ta dëmtojë qeverinë dhe në anën tjetër të vazhdoj të pretendoj se me këtë po i mbron interesat vitale të Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Gecajt në Facebook:

“AAK paska kërkuar t’i drejtohemi popullit me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe të na vlerësoi qytetari se kush ka të drejtë e kush jo. Pra edhe AAK i është bashkangjitur kërkesës me turr dhe të papërmbajtur për dalje sa më të shpejtë në zgjedhje. Atyre që po kërkojnë zgjedhje të reja u është mbushur mendja se do të fitojnë. Sa më shumë po kërkojnë zgjedhje të jashtëzakonshme aq më shumë po trimërohen. Kur pozita po i injoron me të drejtë, për të mos i lënë anash punët e shumta, ata po mendojnë se ne kemi frikë për këtë duel. Kështu puna e opozitës është bërë, mospuna apo ëndrra për zgjedhje të jashtëzakonshme. Kjo qasje vazhdon të jetë përjashtuese, kokëforte dhe e dëmshme. Çdo iniciativë, çdo ftesë, çdo veprimtari e Qeverisë ka një përgjigje nga opozita – Zgjedhje të Jashtëzakonshme – E në anën tjetër po kjo opozitë vazhdon ta kualifikoj qeverinë se nuk bashkëpunon, nuk është fleksibile e të tjera të ngjashme. E keqja më e madhe është se me këtë qasje kjo opozitë qëllimshëm dëshiron ta dëmtoj qeverinë dhe në anën tjetër të vazhdoj të pretendoj se me këtë po i mbron interesat vitale të Kosovës. Në të vërtetë tash sa kohë po e bënë mu të kundërtën. Është vërtetë punë e gjatë dhe e lodhshme të punohet në mënyrë demokratike duke qenë në opozitë. Punoni mos bojkotoni, sepse të qenët në opozitë duhet kuptuar si punë të madhe dhe ushqim demokratik për shoqërinë. E sa për zgjedhje këtë duel do ta bëjmë në vitin 2018. Deri atëherë ne do të punojmë – për ju nuk e di”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme