Gecaj i PDK-së: Rritja e Vetëvendosjes normale

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 15:41 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni PDK-AAK-NISMA do të formojë qeverinë e ardhshme dhe se kryeministër do të jetë Ramush Haradinaj.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, anëtari i PDK-së, Arben Gecaj, i cili beson se LDK-ja ose Vetëvendosje do të futen në koalicion me PAN-in.

Ai madje ka mohuar zërat që flasin se Haradinaj nuk do të jetë kryeministër nëse partia e tij  fiton më pak se 12 deputetë.

Gecaj ka shtuar se pavarësisht se sa deputetë i fiton AAK, Ramush Haradinaj do të jetë kryeministër.

“Çdo gjë ka qenë transparente dhe oferta e PDK-së ka qenë për Ramush Haradinaj kryeministër dhe ajo marrëveshje mbetet edhe sot. Duhet të jemi korrekt me çdo marrëveshje që kemi arritur para fushatës”, ka thënë ai.

Gecaj që njëherësh është pjesë e Institutit për Politika, brenda PDK-së, ka thënë se shumë shpejt do të nisin bisedimet me partitë tjera për formimin e Qeverisë.

Ai beson se LDK-ja dhe VV-ja do t’i mënjanojnë “vijat e kuqe” dhe do të futen në koalicion me PDK-në.

“Vet politika si proces është diçka pozitive dhe merret me të ardhmen e vendit. Andaj partitë kanë mandatit që gjithmonë të jenë në zgjidhje të problemit dhe unë kam shumë besim që në fund do të gjendet një formulë e cila do t’i bashkon partnerët në qeverisje”, ka thënë ai.

Gecaj ka komentuar edhe rezultatin “befasues” të ish-partisë së tij.

Ai ka thënë se Vetëvendosjen në këto zgjedhje e ka votuar elektorati pasiv, duke e vlerësuar rritjet prej 100 për qind si proces normal për një parti, siç ka thënë ai “që godet me emocione oponentët në pushtet”.

“Vetëvendosje ka targetuar një pjese të elektoratit që nuk ka votuar. por se a do të mbetet kështu edhe në të ardhmen mbetet të shihet. është një kategori e popullatës që nuk ka votuar dhe mendoj që është një proces normal. Çdo herë partitë rriten duke i goditur oponentët që janë në pushtet”, ka thënë Gecaj.

Koalicioni PAN në zgjedhjet e 11 qershorit fitoi rreth 34 për qind të votave, duke lënë pas Vetëvendosjen dhe koalicionin LAA.

Pavarësisht që doli e para PAN-i nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë pa njërën nga partitë shqiptare.

Të ngjashme