Gecaj i PDK-së: VV-ja ka shantazhuar dhjetëra biznese, Kurti të tregojë ku i fshehu 20 mijë €

Prishtinë | 03 Tet 2019 | 17:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Arben Gecaj, nga Shtabi Zgjedhor i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) mbajti një konferencë për medie, ku ka folur për deklaratën e mbrëmshme të ish-deputetit të VV-së, Florin Krasniqi, i cili në një emision kishte deklaruar se Albin Kurti kishte kërkuar mbështetje financiare nga Devollët.

Ai tha se nga intervista e Krasniqit, u kuptua se Albin Kurti ka shantazhuar bizneset kosovare duke u marr me dhjetëra mijëra euro.

“Që nga viti 2010, Albin Kurti dhe VV-ja, kanë kërkuar nga qytetarët donacione në emër të republikës së Kosovës me arsyetimin se donacionet e vogla janë nga qytetarët të shpëtojnë nga bizneset e mëdha”

Gecaj shtoi se e vërteta është se VV-ja, që nga fillimi kanë marr nga bizneset të holla, kurse donacionet e vogla nga qytetarët kanë qenë mënyra më e mirë për të shpërlarë para

 Në listën që ka Gecaj, tha se mbi 90 përqind  e donacioneve janë bërë nga vetë krerët e VV duke përfshirë, Albin Kurtin, Glauk Konjufcën e Visar Ymerin, Shpend Ahmetin, Liburn Aliun, Albulena Haxhiun.

Ai tha se paratë që i kanë marr nga bizneset i kanë shpërndarë pastaj te militantët partiakë.

 Më tutje, Gecaj tha se pse VV-ja ka deklaruar vetëm 500 euro nga donacionet nga Devolli, pse i mban të fshehta rreth 20 mijë euro.

Kjo, sipas tij është dyfytyrësi.

Krejt në fund, Gecaj shtoi se PDK-ja është për të luftuar korrupsionin dhe se janë partia e vetme dhe nuk do të ndalen asnjëherë.

Të ngjashme