Gecaj kërkon që mos të përfillen mercenarët për votimin e demarkacionit

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 10:02 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka kërkuar që të mos përfillen mercenarët për votimin e demarkacionit. Gecaj thotë se Florim Isufi po e rrezikon marrëdhëniet miqësore me Malin e Zi; liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës; degradim serioz marrëdhëniesh me shtetet mike si BE dhe SHBA; pamundësimin e shpejtë të formimit të ushtrisë së Kosovës

Bajram Gecaj përmes një statusi në Facebook ka kërkuar që të ‘mos iu varet veshi mercenarëve’, kështu duke përmendur Florim Isufin, i cili ka thënë se “baruti nuk i futet Kosovës me mbrojtjen e interesave shtetërore të Kosovës, por nëse i rrezikon interesat shtetërore”. Gecaj thotë se Isufi po e bën pikërisht këtë që e ka thënë vetë… me mercenarizmin e tij, ai po rrezikon:

“Marrëdhëniet miqësore me Malin e Zi; liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës; degradim serioz marrëdhēnjesh me shtetet mike si BE dhe SHBA; ngadalësim deri në kufijtë e rrezikimit serioz të udhëtimit tonë drejt BE-së dhe NATO-s; pamundësim të shpejt të formimit të ushtrisë së Kosovës; konfrontime të panevojshme dhe me gjasa edhe të dhunshme opozitë-pozitë; krijim të një ambienti jo të përshtatshëm për investimet e huaja; “quarje uji në mullirin” e atyre të cilët avokojnë papjekurinë tonë për të mbajtur shtetin; ushqim të politikave Beogradase e Moskovite në rajon; e shumë e shumë efekte tjera të tilla të drejtpërdrejta e anësore”, ka shkruar Gecaj.

Ai ka thënë se “ekspertë” të tillë mercenarë mediatik përfundimisht rrezikojnë të arriturat e deritanishme të Republikës.

“Andaj do të duhej që mos t’ua varim veshin këtyre mercenarëve”, shkruan ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme