Gecaj: Koalicioni koordinohet së shpejti për Demarkacionin

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 16:28 | Nga

Koalicioni qeverisës PDK-LDK pritet që shumë shpejt të koordinohet që shënjimin e kufirit me Malin e Zi ta procedojnë për ratifikim në Kuvend.

E procedurat për dërgimin e saj në Kuvend pritet të fillojnë së shpejti. Kjo pas kthimit të Listës Serbe në Kuvend pas 5 muajve bojkot të institucioneve të shtetit.

Ndonëse nuk ka datë se kur saktësisht do të ndodhë ky veprim, proces të cilin e ka pamundësuar mungesa e votave, tash pritet vetëm pajtueshmëria në mes të koalicionit qeverisës.

Këtë e ka bërë të ditur për Express, Këshilltari politik i kryeministrit Mustafa, Bajram Gecaj.

“Datë nuk ka, por shpresojmë se shume shpejt koordinohen partnerët”, tha Gecaj, të martën për Express.

Kujtojmë se edhe lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq, të hënën pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit bëri të ditur se ky subjekt politik është kthyer në Kuvend për ta votuar demarkacionin.

Demarkacioni kishte dështuar për dy herë radhazi që të ratifikohej në Kuvend, për shkak të mungesës së votave edhe brenda koalicionit, por edhe përdorimit të gazit e gjësendeve tjera brenda Kuvendit.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme