Gecaj i kundërpërgjigjet Zekës: Kryeministri i Rugovës ishte diçka tjetër

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 10:11 | Nga

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit në largim Isa Mustafa ka thënë se ditëve të fundit po epen teori “fantastiko-shkencore” se pse dikur Dr. Ibrahim Rugova e kishte bërë kryeministër Ramush Haradinajn.

“Si gjithherë në veprimet e tij, Dr. Rugova e kishte bërë edhe këtë për interes të shtetit dhe për shkak të pragmatizmit të pastër politik. Krahu i vetëquajtur “krahu i luftës” ishte atë kohë elementi me potencialin më të madh destabilizues në Kosovën e pasluftës, derisa emërimi i Haradinajt kishte mundësuar përpjesëtimin e atij rreziku, dhe rrjedhimisht edhe mënjanimin e mundësisë për një destablizim fatal të shtetit të ri”, ka thënë Gecaj.

Sipas tij, situata e sotme është krejtësisht tjetër.

“Sot Haradinaj (mund të) emërohet kryeministër vetëm me “izen” e Vuçiqit, përmes veprimeve korruptive e shantazhuese të sekserëve matrapazë, por edhe për shkak të pamundësisë së realizmit të ëndrrës grykësore të Kadri Veseli; ëndërr të cilën e fundosi një herë e përgjithmonë Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ky reagim i Gecajt, erdhi pasi sot deputeti nga radhët e Nisma-s, Milaim Zeka përmes një postimi në Facebook tha se të gjithë ata deputetë që nuk e votojnë Ramush Haradinajn për Kryeministër i janë bashkuar Goran Rakiqit dhe Aleksander Vuçiqit. Ai më tutje shtoi se “Rugova perinati te Beogradit e pat ba Ramushin kryeminister, edhe ne sot me emer te Zotit”

Të ngjashme