Gecaj e quan Vetëvendosjen lëvizje anarkiste

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 18:14 | Nga

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, e ka quajtur Vetëvendosjen lëvizje anarkiste dhe krijesë të çuditshme politike.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se përveç kontradiktave të jashtëzakonshme në qëndrimet politike dhe kauzat e paqëndrueshme, atë e karakterizon edhe një imazh i rrejshëm sa i përket përkrahjes popullore.

Postimi i plotë:

KAUZAT E RREME JANË TË DESTINUARA TË DËSHTOJNË!
Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosje (LAV) është një krijesë e çuditshme politike, dhe jo vetëm, e me shumë kundërthënie në vetvete.
Përveç kontradiktave të jashtëzakonshme në qëndrimet politike dhe kauzat e paqëndrueshme, atë e karakterizon edhe një imazh i rrejshëm sa i përket përkrahjes popullore. LAV në fakt, me aparatin e saj propagandistik, ka përkrahje virtuale si pasojë e angazhimit të brigadave të tyre kuqe “virtuale”, por jo edhe mbështetje popullore. Kjo erdhi në shprehje edhe sot, kur pas gjithë atyre manipulimeve mediale, pas argumenteve të rrejshme, pas apeleve dhe organizimeve për javë të tëra, në protestën e saj morën pjesë një numër simbolik i përkrahësve.
LAV tashmë mund të mbështetet dhe të festojë vetëm “fitoret” e të tjerëve, atyre të cilët më së shumti i kritikojnë, pasi që shihet se nuk ka përkrahje as brenda vendit as te miqtë ndërkombëtarë, së paku jo te miqtë perëndimor të Kosovës!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme