Gecaj me një porosi të Rugovës atakon Haki Abazin për punën e Beogradit

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Kabinetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj, ka komentuar deklaratat e aktivistes republikane në Amerikë, Evi Kokalari, e cila tha se ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi i VV-së, ka pasur zyrë në Beograd.

Gecaj tregon se si presidenti Ibrahim Rugova kishte thënë që ideja ishte mos t’i lihet Serbisë asnjë shqiptarë, por gjithashtu jo që secili mund të arrijë lart në hierarki.

Nërkohë, Gecaj pretendon se Abazi definitivisht ka arritur shumë më lart se duhet.

“Dr. Ibrahim Rugova më kishte thënë njëherë në Londër gjatë viteve 90-ta se logjika e lëvizjes ishte që mos t’i lëmë Serbisë asnjë shqiptarë, por që gjithashtu të sigurohemi që jo secili të mund të arrijë lartë në hierarkinë e lëvizjes … Haki Abazi definitivisht ka arritur shumë më lartë se duhet”, shkruan Gecaj.

Dje u raportua se ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka pasur zyrë në kryeqytetin e Serbisë në Beograd, gjatë kohës sa punonte për “The Rockefeller Foundation”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme