Gecaj: Nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”

Prishtinë | 12 Qer 2017 | 11:53 | Nga

Zv/ministri në detyrë dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka falënderuar elektoratin e LDK-së por njëkohësisht edhe e ka ngushëlluar. Ai thotë se kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh.

Ky është qëndrimi i tij i dhënë përmes facebook-ut:

Të dashur dhe shumë të respektuar përkrahës të cilët keni votuar LDK-në dhe mua personalisht. Ju falënderoi nga thellësia e zemrës pa marrë parasysh rezultatin përfundimtar.

Ishit të mrekullueshëm gjatë fushatës zgjedhore dhe besoj fuqishëm se do të jeni të tillë edhe në të ardhmen e afërt.

Kjo nuk është fundi i “luftës”, por vetëm i një “beteje”, prandaj ju lus që rezultati mos t’u dekurajoi, pa marrë parasysh sa zhgënjyes mund të jetë për secilin prej nesh.

Është kjo një porosi e elektoratit të cilën duhet ta respektojmë, studiojmë, dëgjojmë dhe të veprojmë e të sillemi në përputhshmëri me te.

Na priftë e mbara në ditët dhe vitet e ardhme. Zoti e bekoftë LDK-në – Zoti e bekoftë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme