Gecaj: Opozitës i plotësohet dëshira për zgjedhje të jashtëzakonshme

Prishtinë | 27 Tet 2016 | 09:44 | Nga

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se partive opozitare po iu plotësohet dëshira për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Gecaj e ka fjalën për zgjedhjet në Drenas që do të mbahen pas dorëheqjes së kryetarit Nexhat Demaku.

“Partive opozitare më në fund po u plotësohet dëshira e tyre tanimë ‘historike’ e dëshpëruese për zgjedhje të jashtëzakonshme. Tani u ka ardhë rasti t’i provojnë shpatat dhe ti testojnë ato sondazhet e tyre të porositura në terrenin e Drenasit”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme