Gecaj: Osmani e dëmtoi më së shumti LDK-në viteve të fundit

Prishtinë | 12 Dhj 2020 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka thënë se Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, e ka dëmtuar viteve të fundit më së shumti këtë subjekt politik.

Gecaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka deklaruar se ajo e ka dëmtuar seriozisht edhe vetë shtetin dhe qytetarët e Kosovës,

“Në mesin e një mali të këqijave që na i solli, po i përmendi vetëm ato më domethënëse: rrëzimi i një presidenti të LDK-së, me këshillat e saja joprofesionale; ishte kundër dy qeverive të vetme të LDK-së së pasluftës; punoi fuqishëm për rrëzimin e Qeverisë Mustafa; dhe tani po e bën të pamundurën për të rrëzuar edhe Qeverinë Hoti”.

“Vjosa Osmani, e cila është personi i pestë në historinë 31 vjeçare të LDK-së të cilës i dhamë privilegjin të udhëheqë listën tonë, abuzoi pamoralshëm dhe pabesisht me vullnetin e të gjitha strukturave të LDK-së, por edhe shkeli mbi besimin e 163 mijë votuesve të LDK-së, të cilët BESUAN se po i jepnin votë LDK-së e jo LVV-së. Secili nga këta 163 mijë votues të LDK-së janë dhjetëfish më të mirë e më të ndërgjegjshëm se Vjosa, ndërsa ajo, derisa i tradhton ata e pa ta, është vetëm një hiq i madh! “, ka shkruar Gecaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme