Gecaj: Vetëvendosje e sheh të mundshme ndarjen e Kosovës

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 11:02 | Nga

Këshilltari i Kryeministrit, Bajram Gecaj ka shprehur se Lëvizja “Vetëvendosje” ka të përbashkëta me ekstremin politik në Serbi. Sipas tij, Vetëvendosje ndarjen e Kosovës e sheh si një opsion real.

Zyrtari i LDK-së ka vazhduar të hedhë akuza ndaj rivalit politik Lëvizjes “Vetëvendosje”. Gecaj ka thënë se Vetëvendosje sikurse ekstremi politik në Serbi konsideron se në Kosovë nuk ka kosovarë, po shqiptarë të Kosovës.

Sipas tij të përbashkëta të tjera janë: Vetëvendosje e konsideron flamurin e Kosovës “leckë e pavlerë”; Ligji për Trepçën, i papranueshëm; Asociacionit të Komunave i referohen si “Zajednicë”; (VV dhe Shesheli) – të ndalet dialogu në Bruksel; (V.Ymeri dhe politika ekstreme serbe); ndërhyja e NATO-s, për interesa gjeostrategjike imperialiste; (A.Kurti dhe politika serbe); përpjekja për ta prishur partneritetin me SHBA-në; “Kontributi” i përbashkët në ndërtimin e Kishës në oborrin e UP-së; përpjekja për zhytjen e Kosovës në kaos, krim e anarki.

Synimi final: Kosova shtet jofunksional; për VV dhe politikën serbe: Beogradi qendra kryesore politike në Ballkan (çdo zyrtar i VV në fjalën e tij së paku e përmend 10 herë Serbinë, pa marrë parasysh temën e bisedës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme