Gërvalla: Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm që nga Pavarësia

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 16:27 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,  ka mbajtur konferencë për medie, lidhur me vizitën në Izrael, takimin më përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të BE-së, Josep  Borrell, si dhe për aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ministrja Gërvalla tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të jetë hapi më i rëndësishëm që nga pavarësie në rrugën për integrime evropiane

“Kosova është ndër shtetet e pakta ose i vetëm  që në kushtetutën e saj e ka inkorporuar Këshillin e Evropës  dhe Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg”, raporton Ekonomia Online.

“Jemi njëkohësit të kujdesshëm dhe optimist që homologët në këshillin ministror me 20 maj do ta përkrahin kërkesën”.

“Republika e Kosovës ka qenë dhe do të jetë pjesë integrale e Evropës dhe e Perëndimit. Përfshirja e Evropës në KE do të jetë kontribut për stabilitetin dhe më në fund paqen në Ballkan”.

“Ne besojmë që tani është koha që të marr vendimet e duhura dhe për të shtrënguar radhët me shtetet demokratike. Prandaj, kemi vendosur që këtë vendim ta marrim tani. Me anëtarësimin në Këshillin e Evropës fitojnë qytetarët, shtetet e rajoni dhe Evropa”.

“Ky është vetëm hapi i parë në një rrugë të gjatë e plotë sfida deri në anëtarësimin në Këshillin e Evropës”. “Faleminderit të gjithë ata që punuan dhe kontribuuan për ta bëre të mundur këtë hap”.

Ministrja Gërvalla tha se afatet brenda së cilave mund të arrihet anëtarësimi në Këshillin e Evropës, është proces i gjatë e se tani veç se e kanë bërë hapin e parë me aplikim.

“Kjo s’mund të parashihet se a mund të bëhet brenda 1 viti, 6 apo 7. Kosova paralajmëruat ministri i jashtëm i Serbisë që qenkan 4 njohje, po ne s’kem asnjë informacion nga asnjë shtet”.

 Gërvalla thotë se ky është lajm i pavërtetë, ose ata po punojnë shumë për çnjohjen e Kosovës.

Ajo ka thënë se sa u përket njohjeve të reja janë duke punuar  me pesë shtetet anëtare të BE -së.

“Njohje të reja, jemi duke punuar dhe është rregull i diplomacisë që para se të finalizohen proceset nuk japim informacion”.  “Kemi mjaft lëvizje, me 5 shtetet e BE,  jemi duke punuar në mënyrë të posaçme. Ato do të ishin edhe heqje e barrierave për një integrim më të shpejtë”.

“Njohje të reja, jemi duke punuar dhe është rregull i diplomacisë që para se të finalizohen proceset nuk japim informacion”. “Kemi mjaft lëvizje, me 5 shtetet e BE-së jemi duke punuar në mënyrë të posaçme. Ato do të ishin edhe heqje e barrierave për një integrim më të shpejtë”.

Gërvalla tutje ka thënë se nëse Franca mund të ketë dilemë janë të gatshëm që të bisedojnë me të, por që nuk kanë informata  zyrtar.

Tutje ministrja Gërvalla tha se “Ne kemi mbështetje të shumë shteteve anëtare të KE. Unë pasi kam dorëzuar kërkesën kam pasur takim me ambasadorët e vendeve anëtare të KE, biseda ka qenë shumë e hapur për shkak se në një fazë të tillë ambasadorët janë shumë të rëndësishëm, një nga një janë quar ambasadorët që kanë njohur Kosovën dhe kanë shprehur përkrahjen e tyre. Madje ka pasur edhe ambasadorë të shteteve që nuk e njohin Kosovën formalisht. Janë shprehur që anëtarësimi në Këshillin e Evropës është shumë i mirë për Kosovën”.

Ministrja Gërvalla tha se deri tani nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë

“Ne shpresojmë që Kosova t’u takoj atyre shteteve që i’u është dashur një kohë më e shkurtër të anëtarësohen në Këshillin e Evropës”.

Ajo tha se 31 nga 46 shtete që janë në Këshill të Evropës e njohin Kosovën

“Ne me secilin shtet e delegacion veç e veç do të punojmë shumë. Nëse lindin dilema,  ne do të jemi të përkushtuar”.

Të ngjashme