Gërvalla deklarohet pas aplikimit në KE: Sot nis një kapitull i ri për Kosovën (VIDEO)

Prishtinë | 12 Maj 2022 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka dorëzuar personalisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Gërvalla në një adresim nga Strasburgu i Francës thotë se sot nis një kapitull i ri i Kosovës.

“Sapo dolëm nga takimi me zëvendëssekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës. Në emër të Republikës së Kosovës dorëzuam kërkesën për anëtarësim në Këshill të Evropës”.

“Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës, sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministrorë”.

Gërvalla, mes tjerash, thotë se kjo nisëm e sotme do të përfundojë me anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Kosova e meriton të jetë pjesë e kësaj organizate.

Të ngjashme