Gërvalla flet për sanksionet e Kosovës ndaj Rusisë: Jo Amelika, Amelika, kështu tregohet partneriteti me aleatët

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla duke folur për sukseset e ministrisë së saj në politikën e jashtme, ka përmendur gjatë sanksionet ndaj Rusisë, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se Kosova i është bashkuar masave që ndëshkojnë luftën ruse në Ukrainë.

“Më 23 mars Qeveria miraton vendimin për zbatimin e sanksioneve ekonomike. Jo “amelika, amelika” kështu tregohet partneriteti strategjik. Më vjen keq të dëgjoj nga ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj që Kosova paska nevojë ri pozicionohet ndaj politikës së jashtme. Zotëri Hoxhaj na garantoi se as nuk do të ketë njohje të reja, as nuk do të ketë liberalizim dhe BE. Ku e merr këtë vendosmëri”, tha kryediplomatja.

“Ne e kemi kundërshtar Serbinë. Kosova është duke punuar intensivisht me punë. Numri i takimeve është 174 takime gjatë 12 muajve punë. 52 takime vetëm me homolog. Presidentja ka takuar dhjetëra krerë të shteteve”, tha Gërvalla pasi numëroi sanksionet ndaj Rusisë.

Të ngjashme