Gërvalla i kërkon Izrealit ta përdorë ndikimin për të qetësuar situatën në Ballkan

Prishtinë | 11 Maj 2022 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

“Ne nuk kemi iluzione rreth asaj që [Presidenti rus] Putin dëshiron të arrijë në Ukrainë. Mund të shihni disa ngjashmëri si po vepron Rusia në Ukrainë me veprimet e Serbisë në rajonin tonë”. Kështu ka thënë Gërvalla në Jerusalem, e cila i kërkuar Izrealit të shfrytëzojë ndikimin për ta “neutralizuar situatën”

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës mund ta shtyjë Serbinë për veprim ushtarak ndaj Kosovës, citohet t’i ketë thënë kryediplomatja Donika Gërvalla mediumit izraelit, The Jerusalem Post.

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, në vizitën e saj në Izreal, u ka kërkuar zyrtarëve të këtij shteti që të shfrytëzojnë ndikimin e tyre për neutralizim të situatës.

“Shtetet si Izraeli mund të ndihmojnë në stabilizimin e rajonit [Ballkanit]”, ka thënë Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka shprehur shqetësimin se Ballkani mund të jetë rajoni, ku mund të ketë tensione.

The Jerusalem Post shkruan se vizita e Gërvalles është e nivelit më të lartë, prej kur dy vendet vunë lidhjet zyrtare në vitin 2020, që, me ndërmjetësimin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, Izraeli e njohu Kosovën si shtet të pavarur.

“Është njohje shumë e veçantë për shtetin tonë”, ka thënë Gërvalla për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtetin e Izraelit, duke përmendur raportet miqësore të moçme mes Kosovës dhe hebrenjve.

“Komuniteti hebre e di mirë se nëpër cka ndodhur në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta”, citohet të ketë thënë Kryedipomatja kosovare.

Në një pjesë të madhe të intervistës, kryediplomatja kosovare ka folur për luftën në Ukrainë dhe agresionin rus ndaj popullit dhe shtetit ukrainas. Veprimet e Rusisë, Gërvalla i krahason me ato të Serbisë, përcjell Gazeta Express.

“Ne nuk kemi iluzione rreth asaj që [Presidenti rus] Putin dëshiron të arrijë në Ukrainë. Mund të shihni disa ngjashmëri si po vepron Rusia në Ukrainë me veprimet e Serbisë në rajonin tonë”

Gërvalla ka vazhduar t’i komentojë lidhjet e Serbisë me Rusinë, duke thënë se Izraeli dhe shtetet e tjera që kanë raporte të mira me shtetin serb, duhet t’i çojnë sinjalin se ai duhet të vendosë kah të rreshtohet.

“Serbia nuk mund të ulët më në dy karrige. Deri tani, Serbia ka mund që të marrë para nga Bashkimi Evropian dhe me paratë e BE-së, të blejë armë ruse, por kjo nuk është e mundur më”, ka thënë Gërvalla

Të ngjashme