Gërvalla thotë se Asociacioni s’do të formohet: Për vizat ka dyshime në sistemin ligjor

Prishtinë | 02 Nën 2021 | 12:24 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, gjatë raportimit në Komisionin për Integrim Evropian ka paralajmëruar se marrëveshja për Asociacionin nuk do të zbatohet, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Asociacioni dhe Ballkani i Hapur janë dy tema të dëmshme për vendin.

Tutje ajo ka shtuar se Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë dhe se siç thotë vendi nuk a ka luksin të zbatojë një marrëveshje të dëmshme.

“Vendimet në të kaluarën janë marrë me një lehtësi të jashtëzakonshme. ‘Open Ballkan’ e Asociacioni janë dy tema që i kemi analizuar dhe janë të dëmshme. Po themi janë të dëmshme dhe të punojnë që t’ua shpjegojmë atyre që ia duan të mirën se janë të dëmshme”.

“Asociacioni e krijon një Bosnje të dytë në Kosovë. Nuk duam të paralizohemi si Bosnja. Nuk e kemi luksin t’i zbatojmë marrëveshjet që janë të dëmshme”, ka thënë ajo para deputetëve.

Gërvalla, ka thënë se Kosova duhet t’i bindë me forcim të sistemit ligjore disa shtete që qytetarëve të vendit t’u liberalizohen vizat.

Ajo e ka quajtur të padrejtë, por edhe të pashpjegueshme vonimin për liberalizim.

“Nëse konstatohet se qeveritë pararendëse i kanë plotësuar pse vonohet. Ka ende vende skeptike, mbetet që të identifikojmë faktorët. Ka shtete që na thonë se duhet forcuar sistemin ligjor, duhet t’i bindim ato me rezultate konkrete”.

“Tjetër se disa refuzime janë për shkak të zhvillimeve të brendshme në disa shtete. Në dy prej shteteve ka ndodhur një ndërrim i vogël. Nuk do të përmendi data, por jemi të vetëdijshëm për pengesat reale”, ka thënë ajo, raporton EO.

“Nuk kalon asnjë ditë pa u bërë një hap apo një punë e vogël në drejtim të liberalizimit të vizave”.

Gërvalla tha se ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog po gabon kur po flitet për procesin e vettingut.

“I gjykon gabimisht proceset dhe gabon, por megjithatë nuk e mohoj që është  detyra e imja që me ambasadorin e BE të hyjmë në dialog dhe ta bisedojmë”.

“Është i domosdoshëm procesi i vettingut dhe pjesë e detyrimit është që të bindim partnerët që kemi nevojë për ndihmë të madhe por nuk them që nuk kemi detaje, por në përgjithësi procesi i vettingut është i domosdoshëm, dhe duhet të shohim se sa kohë na nevojitet”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme