Gërvalla merr përkrahje nga Portugalia për agjendën evropiane

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar sot me sekretarin e shtetit për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim Francisco André, në kuadër të takimeve në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Bashkëbiseduesit i kanë vlerësuar tejet të mira raportet mes dy shteteve dhe në këtë̈ takim kanë diskutuar për mundësi të reja të bashkëpunimit bilateral.

Konkretisht kanë vlerësuar se mund të avancohen raportet ekonomike por edhe bashkëpunimi në fushën e arsimit e kulturës si dhe shkëmbimet e përvojave përmes programeve për të rinj.

Tutje kanë diskutuar edhe mbi zhvillet rajonale si dhe procesin e integrimit evropian. Ministrja Gërvalla ka kërkuar përkrahjen e Portugalisë̈ sa i përket proceseve që lidhen me agjendën evropiane dhe subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Nga ana e tij Andrè ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës të shtetit të tij ndaj Kosovës, integrimit të saj në BE, e me theks të veçantë ka përmendur përkrahjen për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme