Gërvalla merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në Bruksel

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 12:56 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,Donika Gërvalla, po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel për të marrë pjesë në një drekë pune, me ftesë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas një njoftimi për media thuhet se në takim do të marrin pjesë 27 ministrat e jashtëm të shteteve anëtare të BE-së, bashkë me ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor si dhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

“Në takim, tema diskutimi do të jenë çështjet e zhvillimeve të fundit në Ukrainë dhe ndikimi i tyre në politikat e sigurisë së shteteve të BE-së dhe rajonit tonë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme