Gërvalla para gjermanëve: Kurti do anëtarësim në BE, jo Bashkim Kombëtar

Prishtinë | 19 Maj 2021 | 15:06 | Nga Ekonomia Online

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla Schwarz është prezantuar para publikut gjerman dhe ka folur për një varg çështjesh, përfshirë edhe “Shqipërinë e Madhe”.

Ndër tjerash, znj. Gërvalla Schwarz ka treguar pse qeverisë i duhet kaq shumë kohë për t’u përgatitur për dialogun me Serbinë por megjithatë nuk ka treguar kërkesat konkrete të palës kosovare.

Ajo u pyet nga deputeti i Partisë së Gjelbër në Bundestag, Manuel Sarrazin, për “Shqipërinë e Madhe.

Ajo i përmendi asaj bashkimin paqësor që kishte ndodhur mes dy gjermanive, por i kujtoi se Kurti kishte qëndrim ndryshe nga sa raportohej në media.

“Nuk keni përse të keni frikë [nga Bashkimi Kombëtar]. 93% e shtetasve të Kosovës dëshirojnë të anëtarësohen në BE.”

“Nëse e dëgjoni zotin Kurti deri në fund dhe nuk merrni vetëm deklaratat e shkëputura nëpër media do ta kuptoni se edhe ai këtë thotë,” tha ajo duke shtuar se qeveria e saj synon që brenda katër vjetëve të bëhet kandidate e BE-së.

Të ngjashme