Gërvalla pret në takim Emisarin e Kancelarit Scholz për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 13 Maj 2022 | 15:45 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do ta pres në takim sot të dërguarin e Kancelarit Scholz për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

MPJD përmes një komunikate njofton se kryediplomatja Gërvalla në ora 19:00 pret Emisarin gjerman Sarrazin ndërkaq pas takimit do të ketë deklaratë për media.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla do të pres sot në takim të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor z. Manuel Sarrazin. Pas takimit, Gërvalla dhe Sarrazi do të japin deklaratë për media”, thuhet në komunikatë.

Emisari gjerman, Sarrazin, ka qëndruar edhe në Serbi ku ka pasur takime me liderët shtetërorë atje.

Të ngjashme