Gërvalla pret në takim Von der Leyen, temë rruga e Kosovës drejt BE-së

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur në Aeroportin e Prishtinës, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila qëndroi për vizitë në Kosovë.

“Gjatë bisedës, temë qendrore ishte rrugëtimi i Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

“Ministrja Gërvalla theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për përmbushjen e agjendës evropiane. Po ashtu, ajo e njoftoi Presidenten e Komisionit Evropian lidhur me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila ka nxitur reforma të nevojshme që e përafrojnë vendin me standardet e BE-së”.

Gërvalla dhe Von der Leyen kanë diskutuar edhe për bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin e situatës me pandeminë e COVID-19.

Të ngjashme