Gërvalla raporton në Komisionin për Punë të Jashtme

Prishtinë | 25 Maj 2021 | 08:16 | Nga Ekonomia Online

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë mbledhje sot, ku do të raportojë kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla – Schwarz.

Përmes një njoftimi për media, ky komision ka bërë të ditur se për çfarë do të raportojë ministrja para deputetëve.

“Raportim i ministres së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz lidhur me planin legjislativ të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe prioritetet e saj. Koha: 10:00”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme