Gërvalla shkarkon edhe dy diplomatë

Prishtinë | 14 Sht 2022 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Duke u thirrur në një vendim për konkursin në MPJ, para 11 viteve si argument i zbehtë Ministrja Donika Gëvalla shkarkon edhe dy diplomatë kosovarë që kishin shërbyer për 7 vite në Shkup, Beograd dhe Zagreb.

Sipas burimeve të Gazeta Metros brenda MPJD-së, Donika Gërvalla-Schwarz së fundi ka shkarkuar diplomatët Amir Haziri dhe Flurim Gashi, të cilët janë diplomat eminent

Diplomati Amir Haziri në mars të këtij viti kishte kërkuar që nga 1 marsi e deri me 1 shtator 2022, të marrë pushim pa pagesë dhe në punë të paraqitej me 2 shtator 2022.

Kjo kërkesë fillimisht ishte pranuar nga MPJD dhe ishte cekur që pas përfundimit të pushimit pa pagesë, Amir Haziri rikthehet në punë.

Mirëpo përkundër që në vendim thuhej se Haziri mund të kthehet në punë pas përfundimit të pushimit, ai një ditë pa e përfunduar pushimin u shkarkua nga MPJD në pozitën që e mbante.

Në vendimin që ka siguruar Gazeta Metro, shihet se me datë 31 gusht është vendosur që të shkarkohet nga MPJD dhe në vendim shkruhet: “Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, nuk mbanë detyrim për sistemimin e z.Haziri, brenda MPJD’së”.

Ky vendim ka hyrë në fuqi me datë 2 shtator 2022, në ditën edhe kur është protokolluar.

Ndërsa diplomati tjetër i shkarkuar Flurim Gashi, siç mëson Metro ka shërbyer në Divizionin për Politika të Sigurisë në MPJD.

Që nga ardhja e Donika Gërvalla-Schwarz në krye të MPJD’së, burime të Metros brenda kësaj ministrie bëjnë të ditur se ka filluar diferencimi politikisht në grupe të caktuara diplomatësh brenda MPJD’së.

Sipas këtij burimi vetëm të dëgjueshmit dhe ata që janë vasal të pushtetit avansohen. Poashtu këto burime bëjnë me dije se për të kryer persekutimet, Gërvalla-Schwarz kishte emëruar Behar Ismen, u.d të sekretarit të përgjithshëm të MPJD’së, të cilët së bashku me Vigan Berishen, i cili gjithashtu sipas këtij burimi është gjithashtu i vendosur jashtëligjshëm në zyrën e personelit, si dhe Besim Berisha, që përpos pozitës së tij, pa asnjë përvojë në diplomaci, është vendosur në pozitën e Udhëheqësit të Divizionit për Planifikim dhe Koordinim.

Diplomati i shkarkuar Flurim Gashi ka shërbyer në Shkup për 7 vite, ku tash edhe e sa kohë është emëruar edhe burri i Presidentes, Prindon Sadriu.

Ndërsa, diplomati Amir Haziri ka shërbyer 3 vite në Beograd në themelim të misionit dhe 4 vjet Zagreb si diplomat. 

Të ngjashme