Gërvalla takohet me ambasadoren finlandeze, flasin për bashkëpunim dypalësh

Prishtinë | 17 Sht 2021 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall.

Bashkëpunimi dypalësh në sektor të rëndësishëm ishte temë diskutimi në këtë takim.

Palët vlerësuan se përkushtimi i institucioneve për të luftuar krimin dhe korrupsionin është element pozitiv që do të hap mundësi të reja për Kosovën, e posaçërisht kur është fjala për investime të huaja direkte.

Më tej palët diskutuan për çështje evropiane dhe rajonale. Situata me pandeminë Covid-19 gjithashtu ishte temë për të cilën u bisedua.

Ambasadorja Stjernvall ripërsëriti qasjen mbështetëse të Finlandës ndaj agjendës evropiane të Kosovës si dhe ndaj angazhimit për forcim të subjektivitetit ndërkombëtar.

Të ngjashme